Lajme
Haradinaj – Kurtit: Në burg ishte dashur të hysh ti, jo ata që po i ndjek
Demokracia
14:27 | 15 Mars 2022

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme për ngritjen e çmimeve në Kuvendin e Kosovës ka akuzuar shefin e ekzekutivit, Albin Kurti, që nuk e ka bërë asnjë përgatitje paraprake për të tejkaluar krizën e shkaktuar.

Ai ka thënë se për ta mbuluar këtë krizë, Kurti ka nisur t’i ndjekë të tjerët për t’i futur në burg.

“Është dashur ta ketë edhe Kosova një plan. Ju jeni befasuar se u janë rritur çmimet në vendin tuaj. Jeni zgjuar një mëngjes dhe e keni gjet litrin e vajit 3,49 e pastaj për ta mbuluar atë marre je duke i ndjek do, je duke dashur me i shti në burg do. Më fal por për me hi në burg ishte dashur të hyjë kryeministri se ata që po i ndjek sot, se asnjë përgatitje paraprake nuk e ke bërë se si ta tejkalosh këtë krizë dhe është e palogjikshme qasja juaj e tillë”, ka thënë Haradinaj.

Kurti e pranon se Kosova po shet rrymë edhe pse jemi në krizë energjetike

Të ngjashme