Lajme
Haradinaj – Kurtit: Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”
Demokracia
13:56 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rikthimin në prodhim të Bllokut B2, duke thënë se lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se nuk është hera e parë që bie e rikthehet ky bllok, përcjell Demokracia.com.

“Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B! Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, pas rikthimit të bllokut B2 të Termocentralit Kosova B ka thënë se tani Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak.

Postimi i plotë:

Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B!

Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok.

Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike:  Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…

Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan…

Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje.

Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat./Demokracia.com/

Të ngjashme