Lajme
Haradinaj: Kurti e ka të njëjtën logjikë si të Millosheviqit, 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën 
Demokracia
21:04 | 03 Tetor 2022

Share:

I pari i i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka krahasuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me Sllobodan Millosheviqin.

Haradinaj në Politiko, ka thënë se sipas tij po shkohet nga logjika e njëjtë, pasi ua ka ndalë rrogën 20 mijë familjeve në Kosovë, raporton Gazeta10.

“Edhe Millosheviqi, kur i ka qitë prej punë në 90’të shqiptarët, nuk jemi shumë larg situatës, jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë. Ndoshta nuk i ka qitë 90 mijë prej punës, por 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën, edhe Millosheviqi u thirrë në do ligje”, ka thënë ai.

Të ngjashme