Lajme
Haradinaj kujton vëllain në përvjetorin e rënies: 25 vjet më parë Luani mori rrugën e përjetësisë
Demokracia
08:59 | 06 Maj 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies, vëllain e tij, heroin Luan Haradinaj.

Haradinaj  përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë.

“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanës Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi”, ka shkruar ai.

Luan Haradinaj ishte vrarë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Të ngjashme