Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij Enver Haradinaj, i vrarë pas luftës në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se ai u mbijetoi plagëve të luftës por që në liri e vranë pas shpinës.
“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht”, ka shkruar Haradinaj.