Lajme
Haradinaj kujton Srebrenicën: Populli i Kosovës bashkëndjen me popullin boshnjak
Demokracia
10:30 | 11 Korrik 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramuash Haradinaj ka kujtuar 26-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit, përcjell Demokracia.com.

“Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta”, ka shkrua Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.

Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.

Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta! /Demokracia.com/

Të ngjashme