Lajme
Haradinaj kujton masakrën e Belegut, kërkon angazhim për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Demokracia
10:21 | 29 Mars 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Belegut.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sakrifica e të rënëve është gjithë herë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij.

“29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët.  29 marsi, na kujton përballen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Liria erdhi me çmim shumë të lartë!

29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët.

29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftetarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica.

Sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij.

Duke u përulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i joni që të angazhohemi si shoqëri e shtet, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta.

Lavdi e përjetshme!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2551330601658005

Të ngjashme