Lajme
Haradinaj kujton dëshmorët e Prishtinës: Të rënët janë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë
Demokracia
09:46 | 18 Prill 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Marecit dhe masakrën në Makoc.

Haradinaj ka thënë se prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e të Gollakut, ishte shndërruar në ditë krimi të paparë.

“Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.

Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët!

Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.

Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë – ajo mban emrin e secilit prej tyre”, shkruan Haradinaj.

Të ngjashme