Lajme
Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e tij nga Jabllanica
Demokracia
09:38 | 06 Prill 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij në Jabllanicë, në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha, përcjell Demokracia.com.

“Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione. Kështu ishte bashkëluftëtari im Sadri Zeneli! Jabllanica e Gjakovës i dha Luftës Çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zot, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut. Në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione.

Kështu ishte bashkëluftëtari im Sadri Zeneli!

Jabllanica e Gjakovës i dha Luftës Çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zot, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut.

Në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha.

Shteti që është ndërtuar mbi themelet e ngritura nga luftëtarët e lirisë, ka histori, krenari e të ardhme, derisa respekton sakrificën e tyre.

Lavdi e përjetshme!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2577130202411378

Të ngjashme