Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka kujtuar 7 shtatorin e vitit 1990, me një shkrim shumë domethënës.
Ai tha vuajtjet e popullit tonë mund t’i kuptojmë përmes fytyrave të nënave tona.
Tutje ai tha se 7 shtatorin do ta kujtojmë si nismën përfundimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë.
“Kur don me i kuptu vuajtjet e popullit tonë, thjesht i gjejmë në fytyrat e nënave tona. 7 shtatori do të kujtohet gjithmonë si nisma përfundimtare e shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se, sot shënohet 31 vjetori I themelimit të Kushtetutës së Kaçanikut.