Lajme
Haradinaj: Kosova në NATO nënkupton siguri për veten dhe më shumë paqe për rajonin
Demokracia
14:12 | 04 Maj 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në zbulimin e pllakës pë5kujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Çallapek të Pejës.

Me këtë rast, Haradinaj tha se falë vuajtjeve, plagëve e tmerrit që kanë përjetuar shqiptarët, sot e kemi këtë ditë të cilën e gëzojmë.

“Askush nga ne që jemi gjallë dhe e mbajmë mend kohën e luftës, nuk e harrojmë kurrë tmerrin e asaj kohe, pra tmerrin e luftës, vuajtjet dhe dhimbjet e asaj kohe, plagët e mëdha. Falë asaj kohë e atyre vuajtjeve, është arritë dita të cilën sot e gëzojmë përjetë, pra çlirimi i Kosovës”.

“Sikurse çdo trevë shqiptare, ashtu edhe kjo ku sot jemi ka përjetuar tmerr të vazhdueshëm përgjatë historisë, mirëpo është arritë dita që popullin e këtij vendi, fëmijët e këtij vendi nuk do të mundet askush me i rreziku, kërcënu e trajtu ashtu qysh ka ndodh më herët nga pushtuesi serb”, tha Haradinaj, shkruan Aleanca.press.

Ai shtoi se njëra ndër detyrat e rëndësishme që ka Kosova është edhe politika e jashtme, pra marrëdhëniet e mira me aleatët.

“Njëra ndër detyrat e rëndësishme të shtetit të Kosovës është politika e jashtme, pra marrëdhënia e mirë me aleatë. Duke pasur miqë të fortë, dhe duke qenë mik i të fortit, atëherë e kemi më sigurt punën. Kosova si vend i vogël ka shumë interes me i ruajtë marrëdhëniet me miqtë”.

“Në politikën e sigurisë, gjithmonë është më lehtë kur jemi më shumë, kështu ka ndodh edhe në luftë, sa herë ishim më shumë e kishim më lehtë. Pra, nëse hyjmë në NATO, atëherë e kemi më lehtë të sigurojmë vetën dhe paqen në vend e rajon”, përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme