Lajme
Haradinaj – Konjufcës: “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”
Demokracia
13:22 | 22 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është referuar me emrin e ish-funksionarit të ish-Federatës Jugosllave, “Rrahman Morina”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Teksa kryeparlamentari Konjufca po thoshte se deputetja Ganimete Musliu është e fundit në deklarimet jashtë rendit të ditës, Haradinaj reagoi nga karrigia duke iu drejtuar Konjufcës me fjalët: “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”.

UDB-ja apo Drejtoria e Sigurimit të Shtetit të atëhershëm është përgjegjëse për shumë vrasje e maltretime të shqiptarëve.

Rrahman Morina ishte pjesë e sistemit të atëhershëm serb deri në vrasjen e tij më 1990 dhe nga Beogradi shihej si udhëheqës i Kosovës.

Të ngjashme