Lajme
Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin pas zhvillimeve të fundit
Demokracia
17:41 | 19 Tetor 2022

Share:

AAK do të shkojë në takimin e të premtes të thirrur nga kryeministri Kurti. Kjo thirrje vjen pas takimit të sotëm të Kurtit dhe opozitës me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka. “Po, Haradinaj merr pjesë të premten”, ka thënë shkurtazi Blaka.

Kurti i ka thirrur në takim edhe PDK-në e LDK-në, mirëpo ende nuk dihet nëse edhe ata do të veprojnë njëjtë si AAK. /Demokracia.com/

Të ngjashme