Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.
Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Berisha dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Kolë Berisha.
Ai dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite. Në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, ai angazhohet në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar.
Pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në shtetndërtim, ku mes tjerash kryesoi Kuvendin e Kosovës.
Ngushëlloj me këtë rast familjen Berisha, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2953826728075055