Lajme
Haradinaj kërkon të zbatohet Marrëveshja e Ohrit
Demokracia
16:45 | 15 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua të enjten me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin biseduan për situatën e krijuar në veri.

AAK-ja, nëpërmjet një komunikatë për media, tha se në takim është biseduar edhe për nevojën e shtensionimit të situatës dhe zbatimti të Marrëveshjes së Ohrit, e dakorduar më 18 maj.

“Në një takim të zhvilluar në zyrën time me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, z. Olivier Guérot, e ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e krijuar në veri të vendit. Gjatë takimit, biseduam edhe për nevojën e deeskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit. Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Kosova e Serbia kishin arritur dakordim për një marrëveshje në Ohër më 18 maj, por nuk kishin nënshkruar. Bashkimi Evropian e pati cilësuar sukses në rrugën drejt marrëveshjes finale.

Haradinaj është takuar të enjten edhe me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Të ngjashme