Lajme
Haradinaj ka një lutje për Kurtin pas tensioneve në veri: Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend
Demokracia
16:58 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit dhe shpërthimeve që penguan vendosjen e zyrtarëve të KQZ-së.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit, që të ndalojë veprimet që sipas tij shkojnë në dëm të vendit dhe qytetarëve të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme