Lajme
Haradinaj ia kujton VV-së: Thaçi i ka rritur pagat i fundit në arsim
Demokracia
22:40 | 20 Dhjetor 2023

Share:

VV-ja e sheh Thaçin si lugat ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku.

Ai tha që Thaçin, VV-ja e portretizojnë si lugat por ai është i fundit që i ka rritur pagat në arsim.

“Ende prej atëherë pagat nuk janë rritur në Kosovë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Haradinaj ka thënë po ashtu se Kurti është “rrenc” i lindur, edhe po rren prej që qohet në mëngjes, “është mashtrues”.

“Albin Kurti i ka shpallë luftë të gjithëve se ja kanë ngucë dostat”, ka thënë tutje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme