Sport
Haradinaj i reagon UEFA-s: Duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet
Demokracia
14:29 | 06 Tetor 2021

Share:

Një hartë e paraqitur dje nga UEFA e cila prezanton Euro2024 cilësohet si diskriminues e për Kosovën pasi aty shihet si pjesë  Serbisë, shkruan Demokracia.com.

Në fakt derisa gjitha shtetet janë indetifikuar me ngjyra të veta, UEFA Kosovën dhe Serbinë  e ka prezantuar me ngjyrën e njëjtë.

Kjo gjë ka ngjallur reagime, derisa sot ka reaguar edhe ish-kryeministri i vendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka kërkuar të ndalen këto fyerje.

“UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet.

Harta e paraqitur në prezantimin e EURO2024 është diskriminuese dhe e papranueshme”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook. /Demokracia.com

 

Të ngjashme