Lajme
Haradinaj i reagon ambasadorëve për Trendafilovan: Të shqetësohen se kush po i abuzon parat e tyre
Demokracia
17:38 | 14 Maj 2025

Share:

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK’së, ka folur rreth vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova, dhe pasi ajo anuloi konferencën për media pas protestës së veteranëve kundër saj.

Haradinaj në FRONTAL në T7, është pyetur për reagimin e ambasadorëve gjerman dhe britanik të cilët kanë kërkuar që ‘’autoritetet të sigurojnë që gjykata të punojë pa pengesa’’.

Haradinaj ka thënë se ambasadorët duhet të shqetësohen se kush po abuzon me parat e tyre.

‘‘Shqetësimi i tyre është më vënë sepse ata kanë marrë mesazhin nga presidenti Trump se kjo gjykatë ka bë abuzime pikërisht me fondet e këtyre që janë të shqetësuar. Ata duhet të jenë të shqetësuar paret e tyre kush po i abuzon. Nuk ka pas nevojë me kanë i shqetësuar përderisa kjo gjykatë të ishte e drejtë të mos ishte raciste’’, ka thënë ai.

Të ngjashme