Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj reagoi pas lajmit për vdekjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fazli Veseli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida.
“Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura.
Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli!
Baca Fazli u prehtë në paqe! RH