Lajme
Haradinaj, i mrekulluar nga paraqitja e Xhakës dhe Shaqirit
Demokracia
22:34 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është gëzuar fitores së Kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e sontme, në kuadër të Kampionatit Botëror.

Haradinaj ka thënë se është ndarë i mrekulluar nga paraqitja e Xhakës dhe Shaqirit, dy lojtarëve shqiptarë, që janë pjesë e përfaqësueses zvicerane.

“Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme