Lajme
Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti
Demokracia
22:30 | 21 Qershor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ligjin e pagave.

Haradinaj i është përgjigjur edhe atyre që kritikojnë paraardhesit e Kurtit.

“A po doni me fol për para 20 vjetëve…Po, Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve rend. Tona here kemi rritë pagë, çdo vit kemi rritë pagë. I vetmi kryeministër prej që ka ardhë që se ka rritë një cent në pagë është ky njeri. Kuptone këtë, jo për inati të tij. Ky ëshhtë ka i mban njerëzit në varfëri të skajshme”, u shpreh Haradinaj në KlanKosova.

Haradinaj ndër të tjera tha se “duhet me pyet veten, a është ky njeri me Kosovën a me kë”.

“Pse nuk i rritë pagat, pse i ofendon kategoritë e lirisë?”, tha Haradinaj.

Të ngjashme