Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët që të protestojnë kundër taksës prej 5 euro për regjistrim të veturave.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milionë euro në vit, të cilat sipas tij, nuk i shkojnë buxhetit të shtetit, përcjell Demokracia.com.
“Qytetarë të nderuar, protestoni! U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Hradinajt, pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.
Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.
Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!
U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!
Protestoni për të drejtat tuaja! /Demokracia.com/