Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nisja e misionit paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është një ditë historike për Kosovës.
Gjatë së martës është mbajtur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, shkruan Demokracia.com.
Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se FSK-ja do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë.
“FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut. Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me SHBA dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.
FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut.
Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO.
Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju!/Demokracia.com/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2504569949667404