Lajme
Haradinaj e quan “të sëmurë” qeverisjen aktuale
Demokracia
19:59 | 23 Shtator 2022

Share:

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se qeveria duhet t’i plotësojë sa më parë kërkesat minimale të sindikatave dhe të sjellë për miratim Ligjin e Pagave.

“Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike. Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike.

Gjilanasit më treguan edhe për problemet e tyre lokale, shqetësimin e thellë për ndërprerjen e projekteve kapitale të nisura që para vitit 2019.

Duke folur për krizën në arsim, vlerësova se Ligji i Pagave, ishte i dyti sipas rëndësisë, pas ligjeve të Ushtrisë, gjatë kohës kur isha kryetar qeverie.

Qeveria sa më parë, të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe sa më parë të sjellë për miratim Ligjin e Pagave.

Të ngjashme