Lajme
Haradinaj dënon sulmin në Gramsh: Shpresojmë në ndriçimin e ngjarjes
Demokracia
17:45 | 21 Gusht 2022

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin e rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.

Ai është shprehur se shpreson në ndriçimin sa më të shpejtë të ngjarjes.

“Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë. Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme