Lajme
Haradinaj: “Brigadën 138” e formuam bashkë me oficerët amerikanë e shqiptarë, serbët i dinë mirë pasojat
Demokracia
11:53 | 11 Janar 2022

Share:

Sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.

Në këtë seancë po bëhet dëgjimi i dëshmisë së ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinajt para trupit gjykues, e ku po merret në pyetje nga avokati mbrojtës,  Toby Cadamn, shkruan Demokracia.com.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij mbrojtës Toby Cadman, Haradinaj ka thënë se është kthyer në Kosovë në momentin kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj tha se aty ka qëndruar deri në kohën kur është plagosur.

“Legalisht unë hi në Kosovë si i armatosur më 1 janar 1998. Kthehem shkoj në Australi dhe atje e marr vesh se sulmohet fshati im, konkretisht kushëriri im, ose familja, Haradinaj, Ramush Haradinaj. Prej atje e kam ndërpre vizitën dhe jam kthyer në Kosovë me 1 prill ose 2 prill të vitit 1998 dhe kam ndejt aty derisa jam plagosur”, ka thënë ai.
Ai foli edhe për mjekimin që mori kur u plagos në luftë.

“E kam udhëhequr frontin e luftës përgjatë vijë Hereq-Baballaq-Prilep. Kam qenë aty. Kur jam plagosur ndihmën e parë e kam marrë në Kosovë, pastaj kam kaluar ilegalisht në Shqipërinë. Jam mjekuar edhe aty. Pastaj kam shkuar në Suedi për tri javë, jam kthyer dhe e kam vazhduar aktivitetin”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për formimin e “Brigadës 138”, në Koshare, ku tha se për formimin e kësaj Brigade kanë qenë në konsultim me oficerët amerikan dhe shqiptarë.

“Më vonë me kontributet e mia dhe të shokëve të mi kemi arritur të krijojmë ‘Brigadën 138’ në koshare që është i vetmi vend ku merret kazerma ushtarake. Ajo në Koshare është specifike sepse kemi qenë në konsultim me oficerë amerikan dhe shqiptar dhe mendoj se serbët i dinë mirë pasojat e kësaj lufte dhe kësaj Brigade. Madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur xhehenemi ose ferri i Koshares”, ka thënë ai./Demokracia.com/

 

Haradinaj tregon për periudhën kur shkoi në Suedi, si dhe aktivitetet e tij pas kthimit në Kosovë

Nasim Haradinaj dëshmon për torturat që iu bënë nga serbët, flet për burgimin e të vëllait

 

Të ngjashme