Lajme
Haradinaj bën thirrje për maturi e qetësi
Demokracia
21:37 | 21 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mosarritjes së marrëveshjes mes Kurtit dhe Vuçiq sa i përket çështjes së targave.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë. Tutje, Haradinaj i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.

Ndër të tjera, Haradinaj i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani që të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar, teksa ka ftuar qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd.

“Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme