Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohëshme të 14 shkurtit, por nuk ka ndryshuar qëndrimin se i njëjti do të jetë vetëm kandidat për president dhe jo për kryeministër.
“AAK do të kontribuojë në Parlament dhe Qeveri, dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se nesër pritet të paraqesin listën e plotë me dy të tretat e kandidatëve të rinjt të cilët iu janë bashkuar Aleancës dhe të cilët do të jenë për herë të parë.
“Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.
Ai tha se po garojnë me program qeverisës që i përgjigjet sfidave dhe me kandidatë me integritet