Lajme
Haradinaj: AAK-ja po shihet si alternativë serioze, po fuqizohet gjithandej
Demokracia
19:57 | 28 Prill 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij po kalon në momente shumë pozitive e se shumë qytetarë po i bashkohen.

Në një shkrim në Facebook, në prag të 23-vjetorit të themelimit të partisë, Haradinaj ka njoftuar se ka takuar strukturat e të gjitha niveleve të AAK-së për të diskutuar për çështjet e brendshme organizative.

“AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv. Qytetarë të shumtë, profesionistë nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike. Zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura të mirëfillta të cilat kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë. AAK mbetet konsistente në temat nacionale sepse vlerësojmë se kjo është e duhura për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare më 2021, AAK-ja e Haradinajt doli partia e katërt duke marrë 62 mijë vota apo 7.12 për qind. AAK-ja ka tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024