Lajme
Hapja e ambasadës në Jerusalem, Selmanaj: Asnjë e keqe nuk na ka ardhur nga SHBA
Demokracia
12:48 | 14 Mars 2021

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar tashmë është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në shtetin e Izraelit, me seli në Jerusalem.

Hapja a ambasadës vjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, për të cilin zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj duhet të respektohet në tërësi.

“E rëndësishme është çdo pikë, çdo presje e asaj marrëveshje, të jetësohet. Asnjë e keqe nuk ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë qasje duhet ta kenë të gjithë. Ajo marrëveshje duhet të respektohet, është për të mirën e Kosovës dhe jam i bindur që marrëveshja tjetër po në Uashington do të përfundojë me njohje reciproke”, përfundoi Selmanaj.

Selmanaj këto komente i bëri gjatë kuvendit të LDK-së, parti të cilës i takon, e që po zgjedh kryetarin e saj të ri. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/468026624557842

 

Të ngjashme