Dje një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e ‘BBV3’ i cili solli një tension për të gjithë banorët. Zarfi i cili u hap gjatë ‘Prime’ mbante në të emrin e një konkurrenti që shkoi direkt në televotim.
Bëhet fjalë për Gazin, i cili pasi komentoi për nominimet gjatë këtyre ditëve me banorët , produksioni mori një vendim dhe e dërgoi direkt në televotim për shkak të thyerjes së rregullave.