Lajme
Hapet qendra e vrojtimeve qiellore në Prishtinë
Demokracia
22:25 | 13 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se nga e mërkura, Prishtina posedon observatoriumin astronomik, që do të përdoret për vrojtime qiellore.

Rama shkroi në Facebook se është vendosur në Pallatin e Rinisë.

“’Astronomy Club of Kosova’ e sigurova se në rrugëtimin për ta rikthyer këtë qendër në një hapësirë të këndshme për gjithë komunitetin, neve do të na ketë përkrah!”, shkroi Rama.

Të martën, NASA shënoi një ndër sukseset më të mëdha deri më tani, duke filmuar hapësirën e largët nëpërmjet teleskopit James Webb, me një qartësi të jashtëzakonshme.

Të ngjashme