Lajme
Hapet një rrugë e re për evakuim nga Ukraina
Demokracia
12:27 | 06 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Autoritetet në Mariupol, qyteti port juglindor, thonë se një armëpushim i ri po hyn në fuqi për të lejuar evakuimin e banorëve civilë të bllokuar.

Përpjekja filloi rreth një orë më parë, por deri më tani nuk mund të konfirmohet nëse autobusët dhe makinat kanë filluar të lëvizin, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se Këshilli i qytetit të Mariupolit në Ukrainë, ka njoftuar se një evakuim i rreth 400,000 banorëve të bllokuar nga rrethimi i forcave ruse, do të bëhet të dielën më 6 mars, në bazë të një armëpushimi të përkohshëm që do të zgjasë deri në orën 21:00 sipas kohës lokale.

Një plan i ngjashëm dështoi të shtunën më 5 mars, pasi armëpushimi nuk u respektua plotësisht.

Këtu është një hartë e rrugës:

Ndërkohë, luftimet vazhduan në shumë zona të tjera më 6 mars, teksa pushtimi rus i Ukrainës hyri në ditët e tij të 11-të, duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrime dhe duke detyruar më shumë se 1.5 milion njerëz të largohen nga vendi i tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme