Lajme
Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve
Demokracia
18:13 | 09 Shtator 2022

Share:

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 12 shtator deri më 18 shtator dhe këtë vit do të pranohen rreth 4 mijë studentë.

“Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve. Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022. Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.  Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq 1500 studentë do të pranohen për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

“Poashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve. Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.  Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)”, thuhet tutje.

Të ngjashme