Lajme
Hapet konkursi për Akademi të Forcave Ajrore, këto janë kriteret për ata që duan të aplikojnë
Demokracia
10:18 | 18 Tetor 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të martën është hapur konkursi për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mehaj ka theksuar se aplikimet mund të bëhen që nga sot deri më 25 tetor.

Procedurat e testimit sipas kritereve të rregullores së FSK-së janë: Testi i gjuhës angleze në FSK (ALCPT), testi i inteligjencës dhe i njohurive të përgjithshme, testi fizik, intervista, ekzaminimi mjekësor, dhe pastërtia e figurës.

Ndërsa, kriteret sipas Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së janë ese në gjuhën angleze, testi TOEFL, testi SAT, testi fizik Candidate Fitness Assessment (CFA) dhe intervista nga pala pritëse.

Mehaj thotë se ky është sukses ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikan.

Të ngjashme