Lajme
Hapet dosja, Sigurimi i Shtetit shqiptar ka përgjuar Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe kur ka vizituar Tiranën
Demokracia
18:06 | 13 Shtator 2022

Share:

Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram” ku tregon për gjetjen e dosjes së sigurimit të shtetit shqiptar në të cilën tregohet se si është përgjuar Ibrahim Rugova për 20 vjet.

Ibrahim Rugova siç thotë Fevziu, ishte përgjuar edhe përgjatë dy vizitave të tij që kishte realizuar në Shqipëri.

“Në Arkivat e Sigurimit te shtetit gjendet dosja me dokumentet se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën ne Kosove dhe ne 2 vizitat ne Shqipëri”, ka shkruar Blendi Fevziu.

Fevziu thotë se dosja që ka në dorë është dosje ndjekjeje e periudhës 1980-1984.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025