Ekuipazhi me civilë i SpaceX është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve në hapësirë. Ekipi i “Inspiration4” u ul në ujërat e oqeanit Atlantik pranë Florida-s të shtunën mbrëma.
Kështu përfundoi edhe misioni i tyre historik pas tre ditësh duke i ardhur rreth e rrotull Tokës.
Kapsula Dragon u ul butësisht në ujë dhe moduli arriti që të lundronte në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.