Lajme
HANDIKOS-i kërkon sqarim nga Ahmeti pse nuk iu ndan 80 euro personave me nevoja të veçanta
Demokracia
11:45 | 27 Janar 2021

Share:

HANDIKOS-i ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, të sqarohet për 80 eurot që i ka premtuar për përsonat me nevoja të veçanta, të cilët jetojnë në Prishtinë dhe nuk i kanë marrë.

Sipas HANDIKOS-it këto subvencione Ahmeti i ka premtuar përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook si mbështetje për pandeminë COVID-19.

“HANDIKOS bën kërkesë publike ndaj komunës së Prishtinës dhe kryetarit Ahmeti që të dalin me një sqarim lidhur me premtimin e bërë para dy muajve, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të informohen nëse procesi është anuluar apo do të përfundojë së shpejti”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan Demokracia.com

HANDIKOS-i po ashtu ka bërë të ditur se kanë kërkuar sqarime nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje të qartë.

Njoftimi i HANDIKOS pa ndërhyrje:

Kërkesë për sqarim nga komuna e Prishtinës;

Më datë 24 nëntor 2020, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin  e tij në Facebook pati njoftuar se personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Prishtinë, në fundvit do të subvencionoheshin me nga 80 euro, si mbështetje ndaj situatës me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Mirëpo personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, banorë të Prishtinës, nga kontaktet e vazhdueshme që kemi me ta, kanë paraqitur shqetësimet e tyre se deri më tani asnjë prej tyre nuk kanë përfituar nga shuma e përmendur, gjë për të cilën kemi kërkuar sqarime nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje të qartë.

Andaj, HANDIKOS bën kërkesë publike ndaj komunës së Prishtinës dhe kryetarit Ahmeti që të dalin me një sqarim lidhur me premtimin e bërë para dy muajve, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të informohen nëse procesi është anuluar apo do të përfundojë së shpejti./Demokracia.com

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3750458325035764&id=362362497178714

Të ngjashme