ShowBiz
“Hana është një Mozzik i vogël”, Loredana i përgjigjet ndjekësit
Demokracia
16:49 | 08 Korrik 2022

Share:

Këngëtarja, Loredana Zefi dhe reperi, Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik” kanë qenë shumë të komentuar për shkak të raportit të tyre. Megjithatë, ata kanë treguar se ruajnë një raport miqësor për shkak të Hanës, vajzës së tyre, e cila është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur të showbizz-it shqiptar.

Së fundmi, Loredana ka publikuar një video të re në rrjetin social “TikTok”, ku shfaqet së bashku me Hanën.

“Ndoshta po fillon të më ngjajë?”, i ka pyetur reperja ndjekësit në videon e shpërndarë mirëpo këta të fundit nuk kanë qenë aspak dakord.

@loredanaofficialHahahah kann es sein das sie mir anfängt zu ähneln? 😀

♬ Let’s Go – Loredana

“Kurrë! Hana është një Mozzik i vogël”, i ka shkruar një prej tyre ndërsa Loredana ia ka kthyer: “Përgjithmonë”, duke u pajtuar me ndjekësin.

Të ngjashme