Lajme
Han i Elezit: Sekuestrohen armë dhe municion pas një konflikti familjar
Demokracia
11:32 | 04 Maj 2025

Share:

Një konflikt familjar i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Han të Elezit ka çuar në ndërhyrjen e Policisë dhe në sekuestrimin e armëve e municionit.

Sipas njoftimit të autoriteteve, rreth orës 19:10, policia është informuar për një incident të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Pas reagimit të shpejtë të njësisë patrulluese dhe kontaktit me qytetarin që kishte bërë ankesën, është zbuluar se shkaku i incidentit ishte një mosmarrëveshje mes tij dhe djalit të tij 25-vjeçar, i cili dyshohet se kishte lënë në dhomën e të moshuarit dy fishekë.

Në vazhdim të hetimeve, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është kryer një bastisje në shtëpi. Gjatë kontrollit në dhomën e të moshuarit janë gjetur dy pistoleta, 46 fishekë si dhe një thikë, të cilat janë sekuestruar si dëshmi materiale.

Si rezultat, ndaj të riut është iniciuar procedura penale për veprën “Kanosje” dhe ai është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, edhe ndaj 85-vjeçarit është hapur rast për “Mbajtje dhe posedim të paautorizuar të armës”, por ai është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme