Lajme
Hamza uron Kurban Bajrami: Shumë gëzime, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja
Demokracia
09:55 | 16 Qershor 2024

Share:

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

Hamza ka uruar solidaritet, përkujdesje e mbështetje ndaj njëri-tjetrit.

Solidarizohemi, përkujdesemi dhe e mbështesim njëri-tjetrin, duke treguar bujari, fisnikëri dhe tolerancë, si vlera të përhapura mes nesh. Të pandarë, duke i kultivuar këto vlera, duke u angazhuar për të mirën e përgjithshme, kudo e kurdo, ne e krijojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.” – ka uruar ai.

Shkrimi i tij:

Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Kjo festë që i bashkon familjet, miqtë dhe njerëzit në nevojë, duke hapur zemrat dhe dyert e shtëpive për njëri-tjetrin, nxjerr në pah edhe vlerat e shoqërisë.

Solidarizohemi, përkujdesemi dhe e mbështesim njëri-tjetrin, duke treguar bujari, fisnikëri dhe tolerancë, si vlera të përhapura mes nesh. Të pandarë, duke i kultivuar këto vlera, duke u angazhuar për të mirën e përgjithshme, kudo e kurdo, ne e krijojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.

Shumë gëzime, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja!

Të ngjashme