Lajme
Hamza: Të punojmë së bashku për progres dhe prosperitet
Demokracia
10:48 | 16 Qershor 2024

Share:

Kandidati për Kryeministrin e ardhshëm nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza vizitoi Bashkësinë Islame për festën e Kurban Bajramit.

Hamza ka thënë se duhet të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për progres dhe prosperitet.

“Është një festë që simbolizon sakrificën e solidaritetin. Urojmë që të ketë harmoni, paqe. Është një festë që realisht njerëzit janë më bujarë, solidarë por edhe falin. Uroj që të ketë gëzime, begati e harmoni dhe të punojmë bashkë për progres e prosperitet”, ka thënë Hamza.

BIK-un e kanë vizituar edhe drejtues tjerë të institucioneve vendore e ndërkombëtare, por edhe drejtues të partive politike.

Të ngjashme