Lajme
Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshimin për drejtësi
Demokracia
12:01 | 02 Prill 2023

Share:

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka dhënë një deklaratë për Kanal10 dhe ka thënë se pret një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Mitrovicës në marshin e organizuar sot në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Sigurisht që pjesëmarrja do të jetë masive. Po flasim për një çështje që i tejkalon përmasat e Kosovës, është në interes të kombit shqiptar. Po flasim për një projekt që ka qenë projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Po flasim e po lypim drejtësi, sepse kemi të bëjmë me projektin UÇK dhe jo me individ. Pra pjesëmarrja nga Mitrovica është masive dhe presim që nga Mitrovica në Prishtinë të jenë minimumi 2 mijë veta.”, ka thënë Hamza për Kanal10.

Tutje ai ka thënë se në këtë marsh do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Mitrovicës të interesuar, pa dallime politike.

Të ngjashme