Lajme
Hamza për shkarkimin e Bordit të RTK-së: Kjo nuk është kapje e shtetit, kjo është plasje e shtetit
Demokracia
11:06 | 08 Korrik 2021

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në seancën ku pritet shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës ka thënë se kjo nuk është kapje e shtetit, por plasje e shtetit.

Hamza ka thënë se komisionet e Kuvendit kanë devijuar, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës po shndërrohet në Gjykatë, raporton Demokracia.com.

“Duke u ndryshuar përshkrimi i detyrave dhe punëve të Kuvendit, shumë prej tyre janë shndërruar në komisione hetimore, dhe fatkeqësisht ky Kuvend po shndërrohet në Gjykatë. Është e papranueshme me thanë që një institucion si RTK nuk ka pasur auditim. Këtë e demanton edhe deklarata e Bordit të RTK. Dhe ka dallim mes raportit financiar dhe raporti të përformancës”, ka thënë Hamza.

Kjo nuk është kapje e shtetit, kjo është plasje e shtetit

“Le të mendojnë ata që janë duke u marr me këto vendime që kanë më u përballë me ligjin. Unë sot kam prit prej shumicës me pa edhe propozime se si ka mu ba ligji për RTK, si ka mu zgjedhja çështja e financimit. E jo hajde e shkarkojmë këtë Bord apo atë. Le të ma thotë dikush çka ka ndodh për të mirë në disa ndërmarrje ku janë shkarku bordet”, tha Hamza. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme