Lajme
Hamza për Kadarenë: Ishte zëri i Kosovës në ditët më të vështira
Demokracia
10:42 | 01 Korrik 2024

Share:

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka shkruar pas vdekjes së gjeniut të letërsisë shqiptare Ismail Kadare.

Hamza tha se Kadare përfaqëson kulmin e arritjeve të letërsisë shqipe dhe afirmimit të saj ndërkombëtar.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e gjeniut të letërsisë shqipe, shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë.
Kadare përfaqëson kulmin e arritjeve të letërsisë shqipe dhe të afirmimit të saj në rrafshin ndërkombëtar. Vepra e tij e gjithanshme sintetizon historinë shpirtërore të shqiptarëve në të gjitha periudhat historike. Ai ishte edhe zëri i Kosovës në ditët më të vështira për ne.
Ismail Kadare ishte dhe do të mbetet një kolos i madh i kulturës, letërsisë dhe civilizimit shqiptar.

Të ngjashme