COVID-19KosovaSot:279Të gjitha:158,675|Bota 227,951,739
Prishtina 18 °C
Lajme
Hamza-Kurtit: Nëse vazhdoni kështu do të identifikoheni si qeveria e cila rriti borxhin publik më së shumti
Demokracia
12:17 | 28 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Brenda një dite, mbi 1400 gjoba për shkelje të ... Që nga hyrja në fuqi e masave të reja, Policia së bashku me inspektoratet përkatëse komunale k...

Deputeti i PDK-së Bedri Hamza nuk pret që Qeveria Kurti të realizojë premtimet dhe projektet e paraqitura me programin qeverisës meqë, sipas tij, të njëjtat nuk janë të reflektuara në buxhet.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore, Hamza ka thënë se projektligji nuk është i duhuri dhe nuk reflekton nevojat e qytetarëve.

“Ka një diskrepancë totale në mes të programit të qeverisë dhe të buxhetit. Premtimet të cilat janë të shkruara dhe të prezantuara në programin e qeverisë i cili është diskutuar në këtë kuvend nuk janë të reflektuara në buxhet dhe çdo premtim dhe çdo projekt të cilit i mungon konstruksioni financiar ai mbetet i parealizuar, të paktën për vitin 2021″.

“Nuk do të ketë rritje të pagave, rritje të pensioneve dhe nuk do të ketë fillim të implementimit të numrit të konsiderueshëm të fondeve që janë mbi dhjetëra fonde të propozuara në programin e qeverisë dhe të prezantuara në programin e qeverisë, dhe kemi një mosreflektim të ligjit për rimëkëmbje ekonomike”.

Sipas tij, deficiti buxhetor ngelet në nivele të larta.

“Është tepër shqetësuese nëse vazhdon rritja e borxhit publik ashtu siç është prezantuar në këtë, dhe zotëri kryeministër po ua the nëse kështu vazhdon keni me u identifiku si qeveria e cila ka rritur borxhin publik më së shumti”.

Hamza ka thënë se nëse rritja ekonomike vjen prej borxhit publik, atëherë ajo nuk është e qëndrueshme dhe sipas tij qeveria duhet të jetë e kujdesshme.

Të gjitha