Lajme
Bedri Hamza: Kosova duhet të koordinohet me Amerikën në çështjet me interes shtetëror
Demokracia
16:48 | 27 Qershor 2024

Share:

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hamza ka treguar se me ambasadorin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së”, ka shkruar Hamza.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë se Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”.

Të ngjashme