Lajme
Hamza e shpall të mbyllur gjendjen emergjente në Mitrovicë
Demokracia
16:30 | 25 Janar 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka shpallur të mbyllur gjendjen emergjente, të vendosur pas vërshimeve, në mbledhjen e fundit të mbajtur përgjatë së mërkurës.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga Komuna e Mitrovicës me anë të një njoftimi për media, teksa citohet Hamza të ketë thënë se do të vazhdohet puna për rimëkëmbjen e qytetit.

“Fillimisht kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka falënderuar të gjithë akterët relevant të institucioneve, bashkëpunëtorët, njerëzit vullnetmirë, donatorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në menaxhimin e kësaj situate”, thuhet në njoftim.

“Më tutje kryetari z. Hamza tha se ky takim është thirr me qëllim që të ju informoj që nga sot gjendja emergjente mbaron dhe ne do të vazhdojmë punën për rimëkëmbjen e qytetit”.

““Ju falënderoj sinqerisht për çdo gjë që kemi bërë në mbrojtje të qytetarëve dhe vendit”, ka thënë ndër tjerash kryetari Hamza”, përfundon njoftimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme