Lajme
Hamiti: S’ka pse çuditet kush me donkishotizmin e Albin Kurtit me shokë e shoqe
Demokracia
15:05 | 09 Korrik 2023

Share:

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se kur para 3 vitesh LDK nuk mundi të qëndronte me Kurtin në Qeveri, të gjithë ishin kundër LDK-së e pro VV-së.

Hamiti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se s’ka pse çuditet kush me donkishotizmin e Albin Kurtit me shokë e shoqe, duke përfshirë guximtarët e guximtaret e tij, ata që i thonë vetes rugovistë por janë rreshtuar me antirugovistin.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e përzgjedhjet kanë konsekuenca.

Kur para tre vjetësh LDK-ja s’mundi të qëndronte në Qeveri me Kurtin mbasi ky në emër të Kosovës e nisi luftën me ‘imperialistët’ amerikanë (me Shtëpinë e Bardhë, që Kurti i dha ngjyrë tjetër), i madh e i vogël u çuan kundër LDK-së dhe u rreshtuan me VV-në.

Prandaj, s’ka pse çuditet kush me donkishotizmin e Albin Kurtit me shokë e shoqe, duke përfshirë guximtarët e guximtaret e tij, ata që i thonë vetes rugovistë por janë rreshtuar me antirugovistin. (Për kujtesë, VV-ja e quante Presidentin Ibrahim Rugova ‘kolaboracionist’!). Fajin e madh e kanë përkrahësit e kësaj kaste antiamerikane, tash antievropiane, që, efektivisht përkthehet në qasje anti-Kosovë. Pa faj s’janë as konvertitët, dezertorët, lojcakët, konformistët që kjo shoqëri e jona i përqafon, në vend se t’i përbuzte, siç ndodh kudo.

Jemi këtu si shoqëri e shtet, më keq se kurrë në këto 24 vjet, sepse kemi bërë kompromis me të keqen në emër të ndryshimit.

Të ngjashme